Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, institucion arti e konsideruar si më e madhja në Ballkan
Puna po vijon në kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, e cila do të ngrihet pranë parkut të madh të liqenit në Tiranë. Ky projekt do të ofrojë kushte moderne për aktivitete social-kulturore, me fokus te zhvillimi i talenteve të rinj dhe edukimi i artit për fëmijët. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pa nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier. E pranishme gjatë inspektimit të punimeve ishte edhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë Melsi Qirici, që shpjegoi disa aspekte teknike të qendrës. Ministri Blendi Gonxhja shprehet se përmes kësaj infrastrukture të re Tiranës do t’i shtohet një skenë e dyfishtë. “Me kryeministrin Edi Rama, në kantierin e Qendrës...