Beqiri: Nga 2 qershori, 4350 aplikime për regjistrime në çerdhe dhe kopshtet e Tiranës

Beqiri: Nga 2 qershori, 4350 aplikime për regjistrime në çerdhe dhe kopshtet e Tiranës

Prej datës 2 qershor, pas thirrjes së bashkisë së Tiranës për nisjen e regjistrimeve në çerdhe dhe kopshte, këtë vit për herë të parë këto aplikime bëhen online përmes platformës e-fëmijet.tirana. al. Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri në një intervistë për ATSH-në thotë nga data 2-12 qershor, interesi i shfaqur është shumë i lartë, ndërsa procesi i aplikimeve po ecën shumë mirë. Sipas Beqirit, në platformë kanë hapur llogari 7565 qytetarë, ndërsa në total kërkesa për aplikime nga data 2-12 qershor 2025 janë realizuar 4350 të tilla. “Aplikim për regjistrim në çerdhe janë 2051, aplikim për transferim në çerdhe tjetër janë 40,aplikim për regjistrim në kopsht janë 1053, aplikim për transferim në kopsht tjetër janë 25, ndërsa kalim nga çerdhja në...