Përshkallëzimi i konfliktit Iran-Izrael, Trump i kujdesshëm me përfshirjen e SHBA-së: Deri tani jemi…

Përshkallëzimi i konfliktit Iran-Izrael, Trump i kujdesshëm me përfshirjen e SHBA-së: Deri tani jemi…

Mes valëve të vazhdueshme të përplasjeve midis Izraelit dhe Iranit, presidenti amerikan, Donald Trump po e bën të qartë publikisht dhe privatisht dëshirën e tij për t’i mbajtur Shtetet e Bashkuara jashtë konfliktit për momentin, i kujdesshëm se mos ngec në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme dhe shumë i vetëdijshëm për ndryshimin e politikës së partisë së tij. Burime të njohura me çështjen thonë se Izraeli ka folur me SHBA-në për mundësinë e rritjes së nivelit të përfshirjes së saj, megjithëse një zyrtar izraelit paralajmëroi se këto biseda nuk kanë përfshirë ende diskutime “praktike” mbi detajet më të imëta. Dhe ndërsa Trump shpreson të shmangë një konflikt të zgjatur që mund të destabilizojë më tej Lindjen e Mesme, disa në administratë e pranojnë...