Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Turisti gjerman goditet nga helikat e gomones në plazhin e Gjipesë, dërgohet me urgjencë në spital
Një turist gjerman është dëmtuar nga helikat e skafit në plazhin e Gjipesë teksa po bënte not. Skafi me drejtues 27 vjeçarin po lundronte jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit. Turisti gjerman po bënte zhytje në afërsi të skafit. Menjëherë gjermani u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i skafit u shoqërua në Stacionin e Policisë së Dhërmiut. Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte...