Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nesër samiti i SEECP në Tiranë, Policia plan masash: Ja rrugët që do të bllokohen
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ditën e nesërme, 16 qershor, do të mblidhen në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria. “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” është tema e këtij sesioni plenar. Samiti ka për qëllim nxitjen e Stabilitetit dhe Prosperitetit me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE. Ndërkohë Policia e Tiranës njofton se, në kuadër të zhvillimit të Samitit të SEECP, më 16 qershor në Tiranë, do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme në disa akse rrugore të kryeqytetit. Lëvizja e delegacioneve të huaja, të kryesuara nga presidentë të vendeve pjesëmarrëse, do të shoqërohet me ndërprerje të qarkullimit në itineraret: Aeroporti...