Bekim Fehmiu dhe Irene Papas, të mëdhenjtë e shqiptarisë së madhe në epopenë homerike, L`Odissea

Bekim Fehmiu dhe Irene Papas, të mëdhenjtë e shqiptarisë së madhe në epopenë homerike, L`Odissea

Nga Albert Vataj Në historinë e artit filmik evropian, pak bashkëdyzime kanë qenë më madhështore dhe simbolike sesa ajo e Bekim Fehmiut dhe Irene Papas në serialin televiziv italian L’Odissea (1968), një adaptim monumental i veprës së Homerit. Ky projekt i shndërruar në mit modern, nuk ishte vetëm një vepër artistike që la gjurmë në kinematografinë ndërkombëtare, por edhe një takim i rrallë i dy figurave me rrënjë dhe gjak shqiptar që, përmes fuqisë së artit, shpalosën dinjitetin e një përkatësie të përvuajtur e të shpërfillur, por të pashuar në shpirt dhe identitet.Prodhuar nga RAI në bashkëpunim me televizionet evropiane, “L’Odissea” ishte një ndër seritë më ambicioze të kohës. Regjisori Franco Rossi solli në ekran këtë epope homerike në një format prej tetë episodeve, të...