Sulmi i Izraelit, shprehet Presidenti Donald Trumpit: Ka ende një shans për t’i dhënë fund masakrës

Sulmi i Izraelit, shprehet Presidenti Donald Trumpit: Ka ende një shans për t’i dhënë fund masakrës

Irani tani duhet të bëjë një marrëveshje për të ndaluar sulmet. ka kërkuar Presidenti TrumpFotografi: Hu Yousong/Xinhua/picture alliance Sulmet e Izraelit ndaj Iranit hedhin në erë përpjekjet diplomatike të SHBA-së për të siguruar një marrëveshje të re bërthamore. Demokratët kritikojnë presidentin Trump. Donald Trumpit i la përshtypje sulmi izraelit ndaj Iranit, duke thënë se operacioni ishte “shumë i suksesshëm”, “për ta thënë butë”. Dhe në rrjetin e tij social Truth, presidenti amerikan shkroi: “Tashmë ka pasur shumë vdekje dhe shumë shkatërrime. Por ka ende një shans për t’i dhënë fund masakrës.” Irani tani duhet të bëjë një marrëveshje për të ndaluar sulmet. Megjithatë, lavdërimet për veprimet ushtarake izraelite nuk mund ta fshehin faktin se sulmet vijnë në një kohë shumë të papërshtatshme për Shtetet e...