Me gjuhën e fakteve dhe shifrave, Shqipëria deri më 2035, një komb që plaket dhe një vend që zbrazet

Me gjuhën e fakteve dhe shifrave, Shqipëria deri më 2035, një komb që plaket dhe një vend që zbrazet

Shqipëria e nisi vitin 2025 me një popullsi gjithnjë e më të plakur dhe me valë të përshpejtuara emigrimi. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, mosha mediane e popullsisë është rritur me 0.8 vjet brenda një viti, duke arritur në 44.3 vjeç, ndërkohë që emigracioni neto rezulton negativ me rreth -29 mijë persona. Nga 12 qarqet e vendit, vetëm Tirana ka ruajtur rritje të popullsisë, ndërsa Shkodra ka shënuar rënien më të ndjeshme. Nëse kjo dinamikë nuk ndryshon – me shtim të lindjeve dhe frenim të emigrimit – Shqipëria rrezikon të zbresë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035. Të dhënat e 1 janarit 2025 tregojnë se në vend jetojnë rreth 2.36 milionë banorë, një rënie prej 1.8% nga regjistrimi i fundit...