Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Gjykata e lartë ka caktuar gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe mësohet se si relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.  Kujtojmë se Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti. Në rekurs janë përfshirë gjithashtu edhe biznesmenët e tjerë të përfshirë në këtë çështje: Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha. Vendimi për caktimin e relatores mban datën 13 qershor. Gjyqtarja Boksi mësohet se ka qenë gjyqtarja që ka marrë vendimin ndaj Fatmir Mediut. Ndërkohë që ka rrëzuar SPAK në padinë kundër Lapsit. Gjithashtu gjyqtarja Boksi ka lënë në qeli edhe Ilir Metën...