Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Izraeli: Fluturojmë lirisht mbi Teheran, kemi shkatërruar sistemin mbrojtës të Iranit
Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit. Kështu deklaroi Forca e Mbrojtjes së Izraelit, IDF. “Kemi vendosur liri ajrore veprimi nga perëndimi i Iranit deri në Teheran”, tha të shtunën zëdhënësi i IDF-së, Gjeneral Brigade Effie Defrin. “Pilotët e forcës sonë ajrore fluturuan për rreth 2 orë e gjysmë mbi Teheran, ndërsa dronët tonë janë në aksion për 24 orë në ditë, duke survejuar zonën dhe duke realizuar sulme e mbledhur informacion”, shtoi ai. Superioriteti në ajër lejoi Izraelin të sulmojë të premten Iranin, tha Defrin. Ai gjithashtu shpjegoi se rreth 70 avionë izraelitë goditën 40 objektiva rreth kryeqytetit iranian gjatë natës së kaluar. Çfarë po ndodh tani • Irani lëshoi...