Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Asnjë mbret në Amerikë”! Qindra persona protestojnë në Atlanta kundër paradës ushtarake të Trump: Paratë të shkojnë për popullin, jo për…
Një turmë e madhe qytetarësh u mblodh të shtunën në mëngjes në Liberty Plaza, përballë Kapitolit të Shtetit të Xhorxhias në Atlanta, për të protestuar kundër paradës ushtarake të Presidentit Donald Trump në Uashington. Demonstrata, e organizuar nga Koalicioni i Pandashëm i Xhorxhias, përfshinte 13 folës të planifikuar, mes tyre aktivistë dhe figura politike. Me pankarta dhe flamuj amerikanë në duar, protestuesit brohorisnin në unison: “Asnjë mbret në Amerikë!” dhe “Veteranët tanë nuk luftuan për fashizmin”, duke kritikuar atë që e shohin si një përpjekje për të militarizuar simbolikisht pushtetin. Shumë prej pjesëmarrësve e konsideruan paradën një shpenzim të pajustifikuar të fondeve publike. “Absolutisht nuk pajtohem me këtë. Njerëzit janë të uritur. Njerëzit po vuajnë. Ne kemi nevojë për ato para në vende të tjera”,...