Vota e diasporës, PD: Procesi “model” i Celibashit me zarfe në “tabachino”

Vota e diasporës, PD: Procesi “model” i Celibashit me zarfe në “tabachino”

Partia Demokratike tha sot se gjatë procesit të votimit në diasporë kompania postare DHL e kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për shpërndarjen e zarfeve, nuk ka zbatuar kushtet e kontratës. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për shtyp, duke iu referuar prononcimit të komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit, se “procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model”, tha se ky i fundit duhet të japë shpjegim se pse zarfet me vota u tërhoqën nëpër “tabachino”. Vangjeli publikoi disa foto për të cilat tha se “kanë mbërritur në adresën tonë nga qytetarë që jetojnë në Greqi dhe votuan në këtë vend, të cilët deklarojnë se tërhoqën dhe dorëzuan zarfet me fletët e votimit në magazina ku shiten...