Zubimendi i paqartë: Do të jetë një verë e gjatë dhe nuk e di se si do të përfundojë e ardhmja ime

Zubimendi i paqartë: Do të jetë një verë e gjatë dhe nuk e di se si do të përfundojë e ardhmja ime

14 Qershor 2025 10:46 Telesport Martin Zubimendi ende heziton të tregojë se çfarë e pret në të ardhmen. Mesfushori 26-vjeçar është në fakt një hap larg Arsenal, por transferimi i shumëpritur, që do t’i kushtojë “topçinjve” 51 milionë euro, ende nuk po finalizohet. Në një intervistë për “Radio Nacional”, lojtari tha: “Sigurisht që ka mundësi të shkoj aty, por është e vërtetë që duket se do të jetë një verë ndryshe, një verë e gjatë dhe nuk e di se si do të përfundojë“. Zubimendi ende nuk ka kryer asnjë vizitë mjekësore në Londër, ndërkohë që para se të luante me kombëtaren në Nations League ishte me pushime, në një plazh në San Sebastian. Është vetë lojtari që ka mohuar se ka qenë në Angli....