‘Mishi me salmonelë, zhurmë mediatike’, drejtori i AKU bën deklaratën skandaloze: Nuk kemi asnjë të shtruar në spital

‘Mishi me salmonelë, zhurmë mediatike’, drejtori i AKU bën deklaratën skandaloze: Nuk kemi asnjë të shtruar në spital

Drejtori i Menaxhimit të Riskut në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Martin Jorgaqi, ka bërë një deklaratë mbi mishin e kontaminuar me salmonelë, i cili është shpërndarë në treg. Në një dalje televizive, Jorgaqi u shpreh se nuk ka asnjë person të shtruar në spital si pasojë e konsumimit të këtij mishi, duke e quajtur këtë çështje një “zhurmë mediatike”. Megjithatë, ai pranoi se mishi i infektuar përmbante një nga dy llojet më të rrezikshme të salmonelës dhe se sasia e përgjithshme e produktit ishte 27 ton. AKU arriti të rikthente një pjesë të madhe të mishit të kontaminuar, por një pjesë tjetër ishte shpërndarë tashmë në treg. “Nëse ky mish do të kishte shkaktuar probleme, sot spitalet duhet të ishin plot, sepse salmonela jep...