Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord”! Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë për negociatat
Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është duke ecur me ritme tepër të shpejta. Kështu ka deklaruar ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Berger, i cili teksa përgëzoi negociatorët, theksoi se hapja e katër kapitujve të negociatave brenda një periudhe të shkurtër kohore është një arritje e jashtëzakonshme. “Duhet ta përgëzoj Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për hapjen e katër prej këtyre gjashtë grup-kapitujve në 8-9 muajt e fundit, që nga tetori i vitit të kaluar. Ky është një shans shumë, shumë i mirë. Dhe ajo që mund të shohim në një nivel teknik është se ekipi negociator po bën një punë shumë shumë të mirë sepse tashmë këto katër kapituj në nëntë muaj janë një rekord. Jam shumë, shumë i bindur se...