Vuçiç kritikon ashpër federatën serbe: Nuk duruan as 5 minuta, ranë pre e presionit anglez!

Vuçiç kritikon ashpër federatën serbe: Nuk duruan as 5 minuta, ranë pre e presionit anglez!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kritikuar hapur Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) për vendimin që ndeshja kualifikuese ndaj Anglisë për Kupën e Botës 2026 të zhvillohet në Beograd dhe jo në Leskovc, siç ishte planifikuar fillimisht.Sipas Vuçiçit, FSS ka rënë pre e presionit diplomatik. “Nuk kanë mundur të përballojnë as pesë minuta presion nga ambasada britanike dhe të tjerët që kanë kërkuar që ndeshja të zhvillohet në Beograd. E pas dy ditësh, e ndryshojnë vendimin”, deklaroi presidenti nga Praga, për televizionin Informer. Ai tha se kishte qenë personalisht për variantin që Serbia të luante në stadiumin ‘Duboçica’ në Leskovc, ku sipas tij, atmosfera ishte fantastike në ndeshjet kundër Andorrës dhe të tjera më herët. “Për mua, njerëzit e Leskovcit nuk vlejnë më pak...