Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Kompania farmaceutike BioNTech, e cila mori famë botërore disa vite më parë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit shkaktar të pandemisë që gjunjëzoi globin, bëri të qartë se dëshiron të blejë konkurrentin e saj me seli në Tübingen, CureVac. BioNTech, thonë mediat gjermane, njoftoi se ka në plan të blejë aksionet e CureVac-ut. Me këtë blerje, me vlerë miliarda euro, kompania me seli në Mainz synon të fitojë ekspertizë shtesë në fushën e terapive të kancerit të bazuara në mRNA. “Ne duam të bashkojmë aftësi dhe teknologji plotësuese,” tha Ugur Sahin, bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i BioNTech. Bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të të dyja kompanive miratuan unanimisht marrëveshjen. Përfundimi i marrëveshjes pritet në vitin 2025.Qeveria gjermane duket se nuk ka kundërshtim. “Ministria e Çështjeve Ekonomike...