Sulmet e Izraelit, mbi 20 komandantë të vrarë, mes tyre shefi i Gardës Revolucionare të Iranit/ Kush është Hossein Salami, i sanksionuar nga OKB dhe SHBA

Sulmet e Izraelit, mbi 20 komandantë të vrarë, mes tyre shefi i Gardës Revolucionare të Iranit/ Kush është Hossein Salami, i sanksionuar nga OKB dhe SHBA

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane. Ai është në mesin e të paktën 20 komandantëve të lartë iranianë që u vranë në sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit të premten. Fereydoon Abbasi, ish-kreu i Organizatës për Energji Atomike, është vrarë gjithashtu, kanë raportuar mediat shtetërore. Një zyrtar izraelit tha se sulmet kishin në shënjestër “programin bërthamor të Iranit dhe objektiva të tjerë ushtarakë”. Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike, është ndoshta udhëheqësi më i lartë iranian që është vrarë nga sulmet izraelite. Salami u bashkua për herë të parë me Gardën Revolucionare në vitin 1980, gjatë shpërthimit të Luftës Iran-Irak. Ndërsa ngjitej në hierarkinë ushtarake, ai u bë i njohur...