Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosova do të presë stërvitjen Defender Europe 25, trupat e FSK stërviten në Shqipëri
Kosova do të mirëpresë përmes FSK-së ushtrimin më të madh ushtarak në Europë, “Defender Europe 25/immediate Response”. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku sqaron se “përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë”. “Jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm”, shprehet Maqedonci. Ai po ashtu bën me dije se trupat e FSK-së janë duke u stërvitur në Mnelë të Shqipërisë, ku edhe ministri i Mbrojtjes i ka vizituar sot së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. “Vizituam ushtarakët tanë, konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në...