Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Irani jep sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit, ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore
Ankth, frikë dhe tensione, kështu përshkruhet aktualisht situata në Lindjen e Mesme, pas sulmit që Izraeli i bëri Iranit. Mediat e huaja raportojnë se pak minuta pasi udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi një “ndëshkim të ashpër” për Izraelin, flamuri i kuq i hakmarrjes u ngrit mbi Xhaminë Jamkaran në Qom. Al Jazeera shkruan se qindra protestues u mblodhën pranë Xhamisë Jamkaran në qytetin Qom në Iran për të kërkuar “ndëshkim” kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit. Protestuesit valëvitnin flamuj iranianë dhe brohoritën thirrje anti-izraelite, duke u mbledhur në një nga qytetet më të shenjta të vendit, 140 km në jug të kryeqytetit iranian. Sipas analistëve, me këtë simbol, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjet. Ky veprim...