Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kritikoi “snobizmin” e Yamal në kombëtare, Guti bën një hap pas dhe… përgjithëson
Ditë më parë, disa deklarata të José María Gutiérrez ‘Guti’ në programin ‘El Chiringuito’, lidhur me paraqitjen e Lamine Yamal në një konferencë për shtyp të përfaqësueses së Spanjës, me kapelle në kokë të vendosur mbrapsht, shkaktuan shumë polemika. Ish-mesfushori i Real Madridit u shpreh me tone të ashpra: “Besoj se është hera e parë që shoh një futbollist në konferencë shtypi me kapelën mbrapsht mbi kokë. Dhe mua kjo nuk më pëlqen”. Sipas tij, “është çështje klubi dhe kombëtareje. Në jetën e tij mund të veshë çfarë të dojë, por këto gjëra, nëse doni më quani plak, mua nuk më pëlqejnë. Kur të jetë në Ibiza apo kudo tjetër, le ta bëjë. Por me kombëtaren spanjolle, në një konferencë shtypi, jo”. Më tej shtoi:...