FOTO: Jahti i miliarderit gjerman Reinhold Würth ankorohet në Portin e Durrësit

FOTO: Jahti i miliarderit gjerman Reinhold Würth ankorohet në Portin e Durrësit

Superjahti “Vibrant Curiosity” DURRËS- Një nga jahtet më luksoze në botë, në pronësi të miliarderit gjerman Reinhold Würth, është ankoruar në portin e Durrësit. Pas ndalesës në Durrës, jahti do të vazhdojë udhëtimin drejt Dubrovnikut, në Kroaci. Superjahti “Vibrant Curiosity”, me një gjatësi prej 85 metrash, flamur të Maltës dhe i ndërtuar nga kompania elitare holandeze Oceanco, ndodhet në Durrës për një ndalesë teknike, ku do të kryejë furnizim me naftë. I ndërtuar në vitin 2009, ky jaht luksoz është vlerësuar në 150 milionë dollarë dhe ka udhëtuar në të gjithë botën. Jahti Vibrant Curiosity ka një ambient mbresëlënës të projektuar nga Nuvolari Lenard dhe Azure Naval Architects. Jahti mund të akomodojë deri në 18 mysafirë në 9 suita. Gjithashtu ka një ekuipazh prej 26...