Berisha dhe Rama bëhen “bashkë” kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve

Berisha dhe Rama bëhen “bashkë” kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve

Edi Rama dhe Sali Berisha TIRANË-Kundërshtarë në politikë, por kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha janë bërë bashkë kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve. Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar përsëri rritjen e nivelit të pagave me 700 euro, duke marrë shkas nga rritja që Qeveria i bëri rrogave të administratës. Por kërkesa e tyre është kundërshtuar nga të dyja palët, edhe nga keu i qeverisë, por edhe nga ai i opozitës. I pari që reagoi kundër kësaj, ishte kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë më 11 qershor, dënoi kërkesën e Unionit. Rama me anë të një deklarate në rrjetin social 'X', u shpreh se kjo kërkesë është një praktikë e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve. Ai e quajti kërkesën, “shaka” për të...