Burimi: 
								Shkodraweb.com
								
							
                                    Foto © Shkodraweb.com                                
                            “Vendimet tona janë të pavarura dhe të paprekshme”, Kushtetuesja- Ramës: Nuk ndikohemi nga qëndrimet e jashtme
                            Gjykata Kushtetuese ka dalë në reagim pas një statusi të kryeministrit Edi Rama në X, ku ai komentoi kërkesën e unionit të gjyqtarëve për një rritje page prej 700 eurosh. GJK ka dalë me një njoftim për shtyp, duke theksuar pavarësinë e saj dhe duke dënuar çdo formë ndërhyrjeje apo presioni ndaj vendimmarrjes së saj. “Gjykata është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej qëndrimeve të jashtme, qofshin nga pushtetet e tjera apo nga vetë media”, thuhet në deklaratë. Institucioni më i lartë kushtetues nënvizon se, ndonëse vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin apo integritetin e saj përbën një cenim të parimeve themelore të shtetit të së drejtës, duke...