Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kaos në Indi pas rrëzimit të avionit/ Ra mbi një qendër mjekësh, dha “alarmin” menjëherë pas ngritjes
Një tragjedi ajrore ndodhi ditën e sotme, 12 qershor, në Indi, kur një aeroplan i Air India me destinacion Londrën u rrëzua disa minuta pasi u ngrit nga qyteti Ahmedabad, në Indinë perëndimore, duke rezultuar në humbjen e jetës së “shumë njerëzve”, sipas ministrit të Shëndetësisë të vendit. Aeroplani kishte destinacion Aeroportin Gatwick, siç tha Air India, ndërsa autoritetet lokale të policisë sqaruan se ai u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit. “Ndërtesa në të cilën u rrëzua është një qendër mjekësh… Ne kemi pastruar tashmë rreth 70% deri në 80% të zonës dhe së shpejti do të përfundojmë operacionet”, u tha gazetarëve një oficer i lartë policie. CISF Rescue Operations Underway at AI 171 Crash Site, Ahmedabad.Following the tragic crash of London-bound Air India flight AI 171 near Ahmedabad...