Xheneta Fetahu flet për periudhën pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë

Xheneta Fetahu flet për periudhën pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë

Showbiz E Enjte, 12 Qershor 2025 13:11 Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një rrëfim emocional për periudhën e vështirë që ka kaluar jashtë shtëpisë më të famshme. E njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe emocional gjatë spektaklit, Xheneta nuk ka hezituar të tregojë edhe anën e saj më të brishtë, duke folur hapur për përballjen me ankthin dhe sulmet e panikut pas daljes nga formati. “Unë kur kam dalë nga Big Brother, kam qenë shumë, shumë, shumë keq”, ka thënë ajo në një video të postuar në TikTok. “Kam qarë natë për natë, nuk kam guxuar të rri vetë. Gjithë ditën më ka kapur ai ankthi...