No Image Available

SHBA-ja kufizon stafin joesencial në Ambasadën në Irak, pas rritjes së tensioneve me Iranin

Shtetet e Bashkuara janë duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të stafit joesencial në Lindjen e Mesme, njoftoi Departamenti i Shtetit mbrëmjen e së mërkurës. Ambasada e SHBA-së në Bagdad po përgatitet për një evakuim emergjent për shkak të rreziqeve të shtuar të sigurisë në rajon. Shtetet e Bashkuara gjithashtu po autorizojnë largimin e personelit jothelbësor dhe të anëtarëve të familjeve të tyre nga Bahrejni dhe Kuvajti, duke u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin nëse duan të largohen. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Irakut konfirmoi “largimin e kufizuar” të stafit të Ambasadës amerikane, duke thënë se vendimi bazohet në “shqetësime të mundshme të sigurisë që lidhen me tensionet rajonale”. Tensionet në rajon janë në rritje, pasi bisedimet bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe...