Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë, por niveli i tyre mbetet poshtë mesatares

Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë, por niveli i tyre mbetet poshtë mesatares

Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi.Edhe ketë vit ndër sektorët me ritmin më të lartë të rritjes së pagës janë ndërtimi, tregtia, hotelet dhe restorantet. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, paga në ndërtim nga 58.706 lekë në 3-mujorin e parë 2024 arriti në 68.221 lekë, me rritje prej 16.2% , më e larta ndër të gjitha aktivitetet. Po ashtu, sektori i tregtisë dhe akomodimit ka shënuar një rritje me 15.3%, duke u ngjitur nga 58.506 lekë në janar-mars 2024 në 67.485 lekë.Kjo rritje vjen në një kohë kur të dy sektorët kanë një kërkesë gjithnjë e më të lartë për fuqi punëtore,...