Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Manchester City prezanton Tijani Reijnders
Tijani Reijnders është zyrtarisht lojtar i Manchester Cityt. Klubi anglez e ka bërë të ditur pak çaste më parë përmes një postimi në rrjetet sociale. Holandezi ka nënshkruar një kontratë deri në 2030-ën.Reijnders është një lojtar energjik dhe elegant, i aftë të luajë si në role sulmuese ashtu edhe në ato mbrojtëse. Ai u emërua “Mesfushori më i Mirë i Serie A për sezonin 2024-2025”. Çmimi erdhi pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Milanin, në të cilin shënoi 15 gola në 54 ndeshje, më shumë se dyfishi i rekordit të tij të sezonit të kaluar. Qoftë duke bërë një pasim vendimtar, duke vrapuar në hapësirë apo duke përfunduar nga distanca, Reijnders ka treguar se ka një repertor të plotë në një nga ligat më të...