Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Deputetët e rinj në shkollë / PS, trajnim 30-ditor për 53 ligjvënësit që hyjnë për herë të parë në Parlament pas zgjedhjeve të 11 majit
Kryesocialisti Edi Rama në takimin në Pallatin e Brigadave me deputetët u tha se ata të rinjtë do të kalojnë në akademinë politike të PS. Pas kësaj kërkese të Ramës më 26 maj, drejtuesit e Akademisë Politike të PS kanë punuar për hartimin e programit të trajnimit të deputetëve të rinj. Top Channel ka mësuar se deputetët e rinj socialistë fitues të 11 majit do ta zhvillojnë trajnimin në ambientet e qendrës TUMO, në ish-ndërtesën e Piramidës. Parashikohet data 19 qershor për nisjen e Akademisë Politike me deputetët e rinj, e cila do të zgjasë 30 ditë. Krahas senatorëve të PS, të cilët do të jenë të ftuar si lektorë, pritet të ketë edhe të huaj nga partitë simotra europiane të PS. Mësohet se, krahas...