Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kërkesa e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër dhe Shkodër, KAS jep vendimin
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka dhënë vendimin pasditen e sotme lidhur me kërkesën e opozitës e cila ka kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun Dibër dhe Shkodër. KAS ka rrëzuar kërkesën e PD, duke theksuar se nuk do të ketë ripërsëritje zgjedhjesh në Dibër. “Vazhdojmë me shpalljen e vendimit për ankesën ankimore numër 41 për qarkun Dibër. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr 41 të subjektit zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në datë 11 maj 2025 në zonën zgjedhore të qarkut Dibër si të pambështetur në ligj dhe në prova. Në tabelën e kandidatëve të subjektit zgjedhor PD-ASHM ndryshohet tabela përmbledhëse e rezultateve të votimit...