Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kosova do të presë emigrantë nga SHBA/ Isufi: Hap pozitiv, rruga e duhur që Uashingtoni të kthejë vëmendjen nga Prishtina!
Një hap pozitiv e sheh gazetari Venar Isufi, vendimin e qeverisë Kurti në detyrë për të pritur emigrantë nga vendet e treta, një kërkesë kjo e bërë nga Uashingtoni. Në një intervistë për Syri Tv, dhënë moderatorit Edvin Parruca në edicionin e pasdites, Isufi tha se ky është një hap i duhur nga Kurti, në një kohë kur marrëdhëniet mes administratës së re amerikane të Donald Trump dhe qeverisë së Kosovës, janë të brishta. Përgjigja e menjëhershme dhe pa vonesa nga ana e qeverisë, është një rrugë që SHBA të kthejë vëmendjen ndaj Kosovës për t’u marrë dhe me çështje të tjera, siç është siguria. Sipas Isufit, qeveria Kurti nuk ka mundur dot të sigurojë një komunikim direkt me zyrën e presidentit Trump, pas rikthimit në...