“Më kanë vjedhur votat”, Kalaja shpërthen pas humbjes: Nuk kam banda pas meje, ndryshe nga këta ‘këlyshë të krimit’

“Më kanë vjedhur votat”, Kalaja shpërthen pas humbjes: Nuk kam banda pas meje, ndryshe nga këta ‘këlyshë të krimit’

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja tha sot se bashkohet me idenë e farsës elektorale, pasi ai nuk fitoi mandat, teksa mori mbi 8100 vota. I ftuar në një studio televizive, Kalaja akuzoi se i janë vjedhur votat. Kalaja shtoi se shkeljet zgjedhore i ka kallëzuar në SPAK. “Kam marrë mbi 8100 vota personale. Unë bashkohem me atë që quhet farsë elektorale. Denoncimi duhet bërë në Bruksel dhe në Uashington. Unë mendoj që falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve ka ndikuar në rezultatin zgjedhor. Kam kërkuar rinumërim votash në qarkun Durrës. Më janë vjedhur votat, që janë të pastra. Fushata më ka kushtuar diku tek 6 mijë euro. Nuk kam bashkëpunuar me banda,...