Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
113-vjetori i Kuvendit të Sinjës, Begaj në Berat: Ngjarje historike që na thërret të jemi të bashkuar për të ardhmen
Presidenti Bajram Begaj ishte sot në qytetin e Beratit për të përkujtuar 113-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i Shtetit u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë Berat, Ervin Ceca, me të cilin diskutoi mbi projektet dhe iniciativat lokale. Në shoqërinë e autoriteteve vendore, deputetëve, përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të shoqërisë civile, Presidenti vendosi një kurorë në monumentin kushtuar Kuvendit dhe vizitoi muzeun përkujtimor. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj theksoi se Kuvendi i Sinjës ishte një akt guximi dhe bashkimi,...