Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
113 milionë lekë për komunitetet fetare! Qeveria miraton ndarjen e fondeve, 30% e buxhetit të shtetit për Komunitetin Mysliman
113 milionë lekë ka ndarë Këshilli i Ministrave, nga buxheti i shtetit për vitin 2025, për komunitetet fetare. Qeveria caktoi masën e financimit për bashkësitë fetare që kanë nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Ministrave. Pjesa më e madhe e fondit, rreth 30% e vlerës, shkon për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. 33 840 000 lekë ndahen në 17 040 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 71 punonjës të administratës; 16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë...