Duka mesazh Sylvinhos pas barazimit zhgënjyes me Letoninë: Na duhen energji të reja, gabuam në disa raste

Duka mesazh Sylvinhos pas barazimit zhgënjyes me Letoninë: Na duhen energji të reja, gabuam në disa raste

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas barazimit zhgënjyes 1-1 që ekipi kuqezi siguroi mbrëmë në transfertë me Letoninë. Pas një pike kundër Serbisë në Tiranë, tanët nuk shkuan më shumë se barazimi edhe kundër një rivali që në letër dukej i lehtë, por fusha tregoi tjetër gjë. “Kemi bërë gjysmën e ndeshjeve eliminatore dhe gjysma tjeter e mbetur na imponon të jemi me mendësi e energji krejt të tjera”, thotë Duka. Mesazhi i plotë i Armand Dukës: Ndeshja në Letoni nuk ishte ajo që do donim të shihnim, apo rezultati që do duhej të merrnim. Gabuam në disa raste dhe kundërshtari shfrytëzoi në gabimet tona. Dalim me vetëm një pikë nga kjo ndeshje, teksa duhet t’i merrnim te treja. Kemi bërë...