Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përhapet murtaja e kafshëve të imta, Resuli ngre alarmin: Blegtoria po shkon drejt shuarjes
Presidenti i “Urdhrit të Mjekut Veterinar”, Ervin Resuli, ka ngritur alarmin për përhapjen e murtajes së kafshëve të imta në Shqipëri, një sëmundje që rrezikon seriozisht tufat dhe sektorin e blegtorisë në vend. Resuli u shpreh se rasti i parë është konfirmuar në Shkodër, ndërsa pas tre ditësh është raportuar edhe nga pala kosovare, e cila ka ndërprerë eksportet për shkak të rrezikut të përhapjes. Sipas tij, rregulloret e Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve parashikojnë ndalimin e menjëhershëm të importeve nga një vend sapo të identifikohet një sëmundje e listuar. Kjo masë synon të parandalojë transmetimin e sëmundjeve në zona të tjera. Blegtorët duhet të jenë vigjilentë për tufat e tyre, kryesisht delet dhe dhitë. Nuk kemi të bëjmë me specie të tjera si...