Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lamine Yamal lojtari më i vlefshëm në botë, ja vlera marramendëse
Sezoni i suksesshëm i FC Barcelonës është reflektuar në rritjen e ndjeshme të vlerës së lojtarëve të saj. Lamine Yamal, Cubarsí, Raphinha dhe Ferran Torres janë disa prej futbollistëve që kanë bërë hapa të mëdhenj përpara këtë sezon. Krahasuar me sezonin e kaluar, vlera e tyre në treg është rritur ndjeshëm, sipas përditësimit të fundit të Transfermarkt për çmimet e lojtarëve të La Ligës. Lamine Yamal ka arritur të bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, me një vlerë prej 200 milionë eurosh, duke lënë pas emra si Vinicius dhe Mbappé. Yamal ka shënuar një rritje prej 20 milionë eurosh. Pedri gjithashtu ka parë një rritje të vlerës së tij me 20 milionë euro, duke u pozicionuar në listën e shtatë lojtarëve më të vlefshëm...