Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi Leka Bungo

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi Leka Bungo

Leka Bungo TIRANË- Shuhet Leka Bungo! Sot është ndarë nga jeta regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar. Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 16.00, në varrezat e Sharrës. Lajmin për ndarjen nga jeta të Bungos e kanë dhënë familjarët e tij, pasi 81-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë. Njëra nga vajzat e tij, Alba teksa ka ndarë një foto krah të atit shkruan se ai luftoi me sëmundjen më të rëndë të shekullit por nuk arriti që ta mposhtë.  “Sot më duhet të bëj gjënë më të rëndë të jetës time. Të të them ty mirupafshim përjetësisht. E kujt? Atij që desha më shumë në dynja, atij që më mësoi çdo gjë, atij që më falte çdo gjë, atij që i besoja çdo gjë....