Banka Botërore ul parashikimin për rritjen globale, shkaku trazirat tregtare

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen globale, shkaku trazirat tregtare

Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen globale në vitin 2025, duke përmendur si shkak tensionet tregtare dhe pasigurinë politike që rrjedh prej tyre, ndërsa tarifat e vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump kanë përkeqësuar marrëdhëniet tregtare dhe kanë rënduar perspektivën ekonomike.Në raportin më të fundit për perspektivën ekonomike, banka uli parashikimin për rritjen e PBB-së globale në 2.3 %, nga 2.7 % që pritej në janar – ulja më e fundit në një varg vlerësimesh negative nga organizata ndërkombëtare.“Kjo është performanca më e dobët në 17 vitet e fundit, përjashtuar rastet e recesioneve globale,” tha kryeekonomisti i Grupit të Bankës Botërore, Indermit Gill.Perspektivat për rritjen ekonomike dhe inflacionin për këtë vit dhe tjetrin janë përkeqësuar për shkak të “nivelit të lartë të pasigurisë politike...