Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Temperaturat përvëluese/ Specialistja: Shqipëria, ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike
Sezoni veror duket se nuk “pret më” kalendar. Që në ditët e para të qershorit, këtë vit, vendi ynë po përjeton temperatura të pazakonta për këtë periudhë, duke lënë pas një pranverë të shkurtër. Po ashtu, është ngritur alarmi për ndikimin gjithnjë e më të madh të ndryshimeve klimatike. Kujtojmë se jo më larg se vitin e shkuar, vapa përvëluese nisi që në prill. Nga bregdeti në qytete, termometri ka kapur vlera tipike për gushtin, duke u kthyer në një sfidë për qytetarët çdo ditë. Veç kësaj, ekziston frika që temperaturat të rriten akoma më shumë në vijim. Pikërisht për këtë fenomen, që tanimë na është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, tvklan.al ka kontaktuar specialisten nga Instituti i Gjeoshkencave në vend, Anira Gjoni. Në një prononcim për gazetaren...