Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi sot, së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaia Kalas, propozimin e Komisionit për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, që synojnë sektorët e saj të energjisë dhe financiarë. Presidentja e Komisionit përsëriti thirrjen e BE-së që Moska të kërkojë një “armëpushim të plotë dhe pa kushte prej të paktën 30 ditësh” në Ukrainë. “Mesazhi ynë është shumë i qartë: Kjo luftë duhet të përfundojë. Nevojitet një armëpushim i vërtetë dhe Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave me një ofertë serioze”, tha ajo. “Ne duam paqe për Ukrainën, por pavarësisht përpjekjeVE diplomatike, pavarësisht propozimit të Presidentit ukrainas Zelensky për një armëpushim pa kushte, Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë”,...