Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rihapet gara për Drejtor të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues i RTSH rrëzon procedurat e 6 janarit
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vendosi me të gjitha votat e anëtarëve prezentë të rrëzojë procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Në mbledhjen e së martës, Këshilli Drejtues vendosi po ashtu të rihapë garën me procedurat që e rinisin atë nga e para. Deri në datën 15 prill, të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore, që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH. Më pas, në një mbledhje të dytë, Këshilli Drejtues do t’i shqyrtojë ato. “… të miratojë sot hapjen e garës së konkurrimit për...