Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Antarësimi në 2030, prioritet”, Spiropali dhe Hasani: Zgjerimi i BE, i rëndësishëm për Europën
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 5 viteve mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Spiropali vuri në dukje se brenda këtij muaji do të çelen të gjithë kapitujt e nevojshëm për anëtarësimin, duke theksuar se ambicia e Shqipërisë është mbështetur edhe nga Brukseli. “Objektivi ynë strategjik kombëtar për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030 ka gjetur mbështetjen e Parlamentit dhe Komisionit Europian, si edhe po fiton mbështetje të gjerë nga vendet anëtare. Ndërkohë, ne synojmë të hapim të gjithë kapitujt e negociatave brenda muajit qershor 2025.” Ndërsa shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani, vlerësoi rolin e parlamenteve në procesin...