Përplasja me Anuela Ristanin/ Piranjat, padi në SPAK për kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë

Përplasja me Anuela Ristanin/ Piranjat, padi në SPAK për kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë

Taulant Koplikaj, Anuela Ristani dhe gazetari Edon Kuqi TIRANË-Emisioni Piranjat ka depozituar në SPAK padi ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit. Sipas padisë, kallëzimi është bërë për shpërdorim detyre dhe shpifje. Në reagimin e emisionit thuhet se kallëzimi për shpërdorim detyre është detyrim ndaj interesit publik të cilin kryetarja duhet të përfaqësojë, ndërsa ai për shpifje lidhet me etiketimet e saj ndaj Piranjave si “përndjekëse”, “shantazhuese” dhe “gjobaxhie”. POSTIMI I PLOTË:  Sot Piranjat depozituan në SPAK padi ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit, për shpërdorim detyre dhe shpifje. Kallëzimi për shpërdorim detyre sigurisht që është detyrim ndaj interesit publik të cilin zonja kryetare duhet të përfaqësojë, ndërsa ai për shpifje lidhet me etiketimet e saj ndaj Piranjave si “përndjekëse”,...