EMRAT / I vunë flakën velierës me kokainë në Lezhë, SPAK kërkon mbi 100 vite burg

EMRAT / I vunë flakën velierës me kokainë në Lezhë, SPAK kërkon mbi 100 vite burg

SPAK ka lexuar sot pretencën për operacionin “flakë në det”. Prokuroria lexoi vetëm marzhin e dënimit, teksa të akuzuarit kërkohet që të shpallen fajtorë për “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Lënda narkotike nisej nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së dhe do të bëhej edhe shkëmbimi në det me velierën me emrin “Vilua”. Dy shtetasit e huaj kur pikasën policinë i vendosen flakën dhe tentuan të largohen me një varkë të vogël. Sipas hetimeve të SPAK, dyshohej që veliera të kishte një sasi shumë të madhe droge. Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar...