Berisha denoncon: Tjetër “tren bullgar” në Elbasan, u realizua si nëpër filma

Berisha denoncon: Tjetër “tren bullgar” në Elbasan, u realizua si nëpër filma

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim publik, për zbatimin e “trenit bullgar” në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se një tjetër rast i “trenit bullgar” në Elbasan ka ndodhur si nëpër filma, me gjakftohtësi të madhe. Berisha: Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar. Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë. Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren...