Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta
“Ambiciet ekspansioniste të Rusisë nuk duhen nënvlerësuar”. Kështu ka paralajmëruar Shërbimi Federal i Inteligjencës gjermane. “Inteligjenca gjermane është shumë e sigurt dhe ka prova për ta mbështetur këtë fakt dhe se Ukraina është vetëm një hap nga rruga e Rusisë drejt Perëndimit”, u shpreh shefi i inteligjencës gjermane, Bruno Kahl, raporton Die Welt. “Ka njerëz në Moskë që nuk besojnë më se Neni 5 i NATO-s funksionon. Dhe ata do të donin ta testonin atë.” Artikulli “Rasti i Aleancës”, thotë se një sulm ndaj një vendi të NATO-s do të konsiderohej një sulm ndaj të gjithë partnerëve dhe do të shkaktonte një detyrim të përbashkët mbrojtës, tha Bruno Kahl. “Rusia dëshiron ta “nxjerrë Amerikën nga Evropa dhe do të përdorë çdo mjet për ta arritur...