Kreu i KQZ-së: Janë 610 mijë vota, rinumërimi për Fierin dhe Tiranën zgjat deri në 20 ditë

Kreu i KQZ-së: Janë 610 mijë vota, rinumërimi për Fierin dhe Tiranën zgjat deri në 20 ditë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi foli në një konferencë për mediat lidhur me procesin e rinumërimit e votave për qarqet Tiranë dhe Fier. Celibashi tha se ky proces nis të hënën ose të martën e javës që vjen. “Të hënën ose të martën e javës që vjen nis numërimi i votave të Tiranës dhe Fierit. Numërimi do të kryhet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”, kemi dashur në parkun Olimpik, por për shkak të rrethanave është parashikuar të zhvillohet një kampionat i basketbollit dhe kemi qenë të detyruar të shohim një opsion tjetër. Në total janë 61 201 vota për t’u numëruar. Do të jenë 24 grupe numërimi të përbërë nga dy anëtarë të stafit të KQZ. Do të duhen 18 deri 20 ditë për rinumërimin”, tha...