Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump i bën nder Europës? Ka shansin që të rikthejë “trurin” e larguar, por…
Administrata amerikane po godet fort kërkimin shkencor, duke krijuar mundësi për Europën që të tërheqë talentet. Por për të arritur këtë, duhet një mbështetje financiare më e madhe. Për dekada me radhë, “rrjedhja e trurit” nga Europa në Shtetet e Bashkuara ka qenë e njëanshme, një rrjedhje e vazhdueshme përtej Atlantikut. Por tani situata po ndryshon. Ndërsa qeveria amerikane e Donald Trump-it po redukton ndjeshëm buxhetet për kërkimin shkencor, shumë studiues po mendojnë të largohen nga Amerika. Ndryshe nga pritshmëritë që goditja do të ishte e përqendruar në çështje kulturore të ideologjisë liberale të majtë, si mjedisi apo studimet gjinore, goditjet prekin fusha themelore të shkencës, pa dallim ideologjik. Për shembull, janë prekur fondet për kërkime mbi diabetin, sterilizimin e insekteve, kirurgjinë me lazer, dhe...